Akademiku turk që parashikoi tërmetet: Stambolli të përgatitet deri në vitin 2029
Përveç tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 në Kahramanmaraş, katastrofën e shkaktuan edhe shumë pasgoditje të rënda.
Ndërsa numri i njerëzve që humbën jetën nga tërmeti rritej çdo minutë. Më shumë se një mijë ndërtesa u shkatërruan.
Anëtar i Akademisë i Shkencave të Turqisë, prof. dr. Naci Gorur, bëri deklarata të jashtëzakonshme në lidhje me tërmetet e mundshme të ardhshme, raporton cnnturk.
Duke thënë se Stambolli është në zonën e rrezikshme dhe se nuk ka siguri për jetën e më shumë se 400 mijë njerëzve, Gorur shtoi se “Marmara është zonën e rrezikshme. Sipas hulumtimeve të KİPTAŞ dhe İBB, 75 për qind e ndërtesave në Stamboll nuk do t’i rezistojnë tërmetit të radhës. Më shumë se 400 mijë njerëz nuk kanë siguri për jetën”.
Ai deklaroi se prej sot Stambolli duhet të përgatitet për një tërmet të fuqishëm, i cili mund të shkaktojë mijëra viktima.
“Ne duhet t’i bëjmë këto përgatitje sa më shpejt të jetë e mundur. Qeveria dhe IMM duhet të punojnë bashkë, jo duke u grindur. Stambolli na tremb. Deri në vitin 2029 pritet të ndodhë tërmeti i ardhshëm”, pohoi shkencëtari i Tokës.