Akademiku ynë, Idriz Ajeti varroset nga një grup njerëzish!
Izmi Zeka
Ka humbur gjithçka njerëzore, intelektuale e atdhetare.
Çudia ime mbërrin më rastin e varrimit të njërit prej figurave më të ndritura të Albanologjisë shqiptare akademik Idriz Ajeti.
Po të shikohet se çfarë shkruan pas vdekjes së tij ishte tamam përshkrimi i duhur i këtij personaliteti kombëtar e shkencor. Ashtu edhe ishte me një fjalë babai i albanologjisë shqiptare.
Mirëpo po të marrim një rrethanë tjetër çuditërisht aspak njerëzore ishte varrimi i tij. Pjesëmarrje e zbehtë duke krijuar përshtypjen që edhe një njeri i zakonshëm do të kishte më shumë gjatë varrimit të tij.
Nuk di çfarë po ndodh me ne, me njerëzoren por edhe me punën shkencore që bëjnë njerëzit e mëdhenj çfarë ishte Akademik Idriz Ajeti.
A duhet vetëm të jetë babai i një politikani apo familje të dëshmorit, apo të ndonjë biznesmeni për ti bërë nderimin ashtu si duhet. Historia shkencore dhe dija në përgjithësi na ka nxjerrë nga robëria mendore dhe fizike.
Të tillë si Akademik Idriz Ajeti lindin rrallë dhe janë të papërsëritshëm.
Ruana zot nga humbja edhe e asaj që është shpirtërore dhe mbi të gjitha morale e fisnike.
https://www.facebook.com/IzmiZeka.Zyrtare/photos/a.284139187402/10156958535642403/?type=3&theater