AKB: Bizneset dhe punëtorët e sektorit privat, humbës të vitit 2020 në Kosovë

29 dhjetor 2020 | 14:27

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), në konferencën për fund vit të 2020-ës, vlerësoi se Kosova këtë vit u ballafaqua me shumë probleme qoftë të asaj ekonomike, politike, diplomatike, si dhe integruese.

Kryetari i AKB-së  Agim Shahini, ka deklaruar se  mungesa e ligjeve për tejkalimin e krizës së pandemisë ishte një nga sfidat që qytetarët e vendit. “Kosova humbi fuqinë konsumuese,qarkullimin e  brendshëm që është mbi 1miliard dhe buxheti patë humbje mbi 300 milion euro, duke mos e përfshirë këtu edhe keqpërdorimet dhe hajnia që ndodhi mbi 2 milionë euro nga thesari i Kosovës. Bizneset dhe punëtorët e saj do të ballafaqoheshin me një krizë të pa imagjinuar ku supozohet se kanë mbetur mbi 50 mije punëtorë pa punë por edhe mbi 5 mijë biznese të mbyllura”, u shpreh Shahini.

Ai më tej ka thënë se investimet ranë mbi 50 për qind dhe bashkë me mungesën e diasporës me remitenca dhe gjithë kjo ndodhi për shkak se Kosova u ballafaqua edhe me dy probleme te cilat mbahen mend në historinë më të re të vendit siç janë Gjykata Speciale, si dhe dialogu i papërfunduar me Serbinë. “Kosova në vitin 2021 do të vazhdoj me kriza të trashëguara nga ky vit, nga i cili bizneset dhe qytetaret do të ballafaqohen me dy palë zgjedhje e që kjo do të merr kohë për krijimin e Qeverive dhe do të krijon humbje në ekonominë e vendit. Kriza ekonomike do të vazhdoj në mungesë të fondeve të cilat qeveria e vendit ishte edhe në këtë vit përfituesi më i vogël nga mekanizmat ndërkombëtarë financiare për tejkalimin e Pandemisë Covid 19 dhe kësaj do ti shtohet edhe Dialogu me Serbinë, faza  e vaksinimit që sistemin shëndetësor mund të jetë i papërgatitur por edhe ligjet të cilat do të duhen shtesë për rimëkëmbje ekonomike e që e kaluara ka treguar se për një Ligj të Rimëkëmbjes  ekonomike duhet te shkoj deri në 10 herë në Parlament”, u shpreh ai.

Tutje Shahini ka rekomanduar që Qeveria e Kosovës të gjej fonde shtesë për të mbështetur bizneset dhe punëtorët në sektorin privat. “Njëkohësisht edhe të krijon mundësi ligjore për faljen e ndëshkimeve dhe interesave si dhe borxheve të grumbulluara me vite për shërbime publike dhe tatime të tjera. Qeveria e Kosovës duhet ti reduktoj investimet kapitale në rrugë dhe asfalt që nuk krijojnë përshpejtim të ekonomisë dhe vendit por këto mjete te destinohen në rritjen e fuqisë konsumuese si  e vetmja shpresë për ta mbajte ekonominë aktive. Bizneset të trajtohen si partnerë jo vetëm si tatimpagues dhe votues”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i Universitetit “Johns Hopkins” në ShBA, Daniel Serwer, ka…