AKB e kundërshton udhëzimin e MINT për përcaktimin e kuotave për import të produkteve
Aleanca Kosovare e Bizneseve ka kundërshtuar Ministrinë e Tregtisë për përcaktimin e kuotave për import të produkteve.
Në njoftim, nga AKB kanë bërë të ditur se është në kundërshtim me parimin e ekonomisë së tregut të lirë.
Sipas tyre, ky udhëzim do të rrit çmimet nga importi për konsumatorët si dhe nxitë korrupsioni nga burokracia për të marr leje për import
Njoftimi i plotë:
Aleanca Kosovare e Bizneseve-AKB kundërshton Ministrin e Industrisë, Ndërmarësisê dhe Tregtisë-MINT për Udhëzimin Administrativ Nr. 06/2024 për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për administrimin e kuotave tê importit.
Agim Shahini, Kryetar i AKB-ës tha se kjo metodë i përket ekonomisë sē planifikuar nga sistemi i kaluar qē êshtē në kundërshtim me parimin e ekonomisë e lirë të tregut të garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Ky udhëzim do të rrit çmimet nga importi për konsumatorët si dhe nxitë korrupsioni nga burokracia për të marr leje për import tê produkteve të caktuara në bazë tè kuotizimit.
AKB i kërkon MINT ti lërë bizneset e lira në konkurencë të hapur pa ndërhyrjen dhe favorizime për ndonjë operatorë ekonomikë.