AKB fillon me “Javët e Biznesit Kosovar 2022”, me Moton, “Unë Konsumoj produkte Vendore, Po Ju?”

12 dhjetor 2022 | 15:25

Është hapur solemnisht ngjarja “Javët e Biznesit Kosovar 2022”, me Moton, “Unë konsumoj produkte vendore, po Ju?”, të organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, e mbështetur nga prodhuesit vendor. Javët e Biznesit do të zgjasë deri më 27 Dhjetor 2022.

Zt. Agim Shahini- Kryetari i AKB-së me rastin e hapjes së Javët e Biznesit, elaboroi rëndësinë që ka mbështetja e produkteve, si dhe promovimi i prodhimeve vendore përmes fushatave promovuese të këtij niveli.

 Në mbështetje të prodhuesve vendor, si AKB, në partneritet me prodhuesit vendor, po e lansojnë këtë aktivitet me prezencë të 80 prodhuesve vendor, të cilët plasojnë 500 produkte vendore. 

Javët e Biznesit Kosovar 2022 është aktivitet me traditë 20 vjeçare me Moton: Unë Konsumoj produkte Vendore, Po Ju?

Kryetari Shahini po ashtu nënvizoi se AKB që 20 vite promovon prodhimet vendore, andaj edhe në të ardhmen do të jetë në mbështetje dhe promovim të prodhimeve vendore përmes organizimeve të ndryshme nëpër terë territorin e Republikës së Kosovës.

Ekonomia prodhuese e Kosovës është duke u goditur nga importet e shume vendeve, e sidomos kohën e fundit me barkodin 860 e cila po prinë si import ne Kosovë, pavarësisht problemet që Kosova i ka me Serbinë.

Dialogu me Serbinë e ka zbehur interesimin e investitorëve te huaj për të bërë biznes dhe për tu përfshirë me projekte të huaja investuese në Kosovë. Ngjarjet e fundit dhe barrikadat kundër lirisë së lëvizjes dhe në përgjithësi kundër sigurisë, janë një mesazh kërcënues për investitorët dhe imazhin e shtetit për të promovuar ambient të sigurtë biznesor të Republikës së Kosovës në rrafshin ndërkombëtar. 

Me qëllim që t’i kontribuoj imazhit dhe potencialit bizneset të vendit, ” brenda dhe ndërkombëtarisht, Javët e Biznesit Kosovar” ka për qëllim rritjen e konsumit të prodhimeve vendore dhe të mirëqenies socio-ekonomike te Kosovës. Si Aleancë Kosovare e Bizneseve do të vazhdojmë me aktivitetet të ndryshme promovuese të ekonomisë dhe bizneseve vendore“, përfundoi kryetari Shahini.

z. Haziz Tafaj, deklaroi se aktivitetet e tilla promovuese te prodhimeve vendore kanë jap vazhdimisht mbështetje dhe vetëdijesim tek konsumatorët që të konsumojnë produkte vendore, këtë po qe po e potencoj e themi edhe nga përvoja nga biznesi im  AgroKosova Holiding

Arianit Koci- avokati, foli rreth legjislacionit dhe ndryshimeve qe kërkohen nga institucionet që te ndikojnë ne fuqizimin dhe mbështetjen e prodhimeve vendore. Ky sektor duhet të ,mbështetët me një pako legjislacionit i cili do ta fuqizon ekonomin vendore dhe buxhetin e shtetit.

Znj. Lumnije Ajdini – Menaxhere e Përgjithshme e AKB-së, prezantoj programin dhe agjendën e aktiviteteve ku njoftoj se javët e biznesit fillojnë sot me 12 dhjetor dhe do të vazhdojnë deri me 27 Dhjetor 2022.

Në kuadër të “Javët e Biznesit Kosovar“ do të ketë program me aktivitete të ndryshme, ku fokus do të jetë promovimi i produkteve vendore, pastaj promovimi eksportit të prodhimeve vendore, gjitha këto ndikojnë në rritjen e hapjeve të vendeve të punësimit dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Sipas Agjendës aktivitetet do të zhvillohen :

• Me 13 dhjetor 2022 në zyrët e AKB-së do ta realizohet takim me ish Kryeministrin z. Ramush Haradinaj , ku temë e diskutimit do të jetë Produktet vendore dhe ndikimi i dialogut me serbin dhe krizës ekonomike.

• Me 15 dhjetor 2022, në ora 13:00 vizitë në Fabrikën Ananas Impex Podujevë

• Me 16 dhjetor 2022, në ora 12:00-18:00, Ekspozita dhe Promovimi i Prodhimeve vendore, në objektin e Viva Fresh Store, Prishtinë-Veternik

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Kroacisë, Luka Modriq ka dhënë një intervistë për…