AKB-ja dhe bizneset e Kosovës marrin pjesë në Panairin e Ndërtimtarisë në Bursë

24 prill 2025 | 13:01

Një delegacion i bizneseve nga sektori i ndërtimtarisë, i udhëhequr nga kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Ndërtimtarisë që po mbahet në qytetin Bursë të Turqisë.

Delegacioni përbëhet nga 40 përfaqësues të bizneseve kosovare, të cilët po zhvillojnë takime me përfaqësues të sektorit privat dhe institucional turk, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Bursës (BTSO), Ibrahim Burkay, uroi mirëseardhjen delegacionit nga Kosova dhe theksoi gatishmërinë e tyre për bashkëpunim ekonomik me vendin tonë.

Në emër të AKB-së, kryetari Agim Shahini ftoi bizneset turke të investojnë më shumë në Kosovë, duke theksuar se Kosova është një vend i sigurt dhe atraktiv për investitorët, veçanërisht për ata nga Turqia, e cila mbetet një ndër partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të shtetit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi është eliminuar nga Kupa, pasi humbje në derbi ndaj…