AKB-ja dhe “Viva Fresh Store”, promovojnë konsumimin e prodhimeve vendore
Ekspozimi e promovimi i prodhimeve vendore ka vazhduar në rrjetin e marketeve “Viva Fresh Store” në Veternik, ku konsumatorë të shumtë kanë pasur mundësi t’i shijojnë e blejnë ato.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, ka deklaruar se ekspozimi dhe promovimi i prodhimeve vendore në rrjetin e 57 marketeve “Viva Fresh Store”, është me rëndësi të madhe jo vetëm për prodhuesit, por edhe për konsumatorët e tregtarë.
Ky aktivitet po realizohet në kuadër të fushatës “Javët e Biznesit Kosovar 2018” për të gjashtëmbëdhjetin vit nga AKB-ja me moton “Unë Konsumoj produkte Vendore, Po Ju?”.
“’Viva Fresh Store”’ është njëra ndër strehët më të mëdha të shitjes së prodhimeve vendore, e cili në marketet e saja ka mijëra produktet e mbi 170 prodhuesve kosovar, e të cilat janë më cilësore se ato vende tjera”, është shprehur Shahini.
Ai ka thënë se ky rrejt i marketeve ofron hapësira të mjaftueshme për prodhimet vendore. “Ky rrjet i marketeve ishte dhe mbetet streha më e madhe e shitjes së prodhimeve vendore. Këtu mbi 30 për qind e shitjes janë nga produktet vendore”, u shpreh Shahini.
Kurse, ministri i Tregtisë e Industrisë, Endrit Shala, ka deklaruar se kjo kompani në zinxhirin e saj të marketeve ka në shitje prodhimet e mbi 170 prodhueseve vendorë.
Sipas ministrit, produktet tona të jenë edhe më të mira, ndërsa tregtarët të ofrojnë mundësi që prodhimet tona të jenë më të qasshme. Duhet rritet cilësia që prodhimet kosovare të jenë më të preferuara e konsumuara
Ministri ftoi qytetarët për konsum të prodhimeve vendore, sidomos tash pas taksës prej 100 për qind ndaj prodhimeve serbe e boshnjake.
Erton Bega, drejtor i marketingut, ka thënë se “Viva Fresh Store”, është biznes vendor i cili është rritur bashkë me prodhimet e vendit.
“Ne kemi stimuluar prodhimet vendore dhe kemi hapur rrugën për prodhimet vendore jo vetëm tash por edhe në kohën kur ishte më së vështiri”, u shpreh Bega.