AKB-ja kërkon që energjia elektrike të lirohet nga TVSH-ja

01 prill 2025 | 16:51

Aleanca Kosovare e Bizneseve i kërkon Qeverisë së Kosovës të suspendojë vendimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike 15%, ose qeveria të heqë TVSH-në nga faturimi i energjisë elektrike, që do të ishte e mirëpritur nga bizneset dhe konsumatorët kosovarë.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, thotë se veprimi i suspendimit të vendimit të ZRRE-së do ishte më së miri për të gjithë, njëherësh heqja e TVSH-së do të ishte alternativë adekuate për të mos rritur varfërinë në Kosovë.

Ai tha se një veprim i tillë do të ndihmonte në parandalimin e rritjes së varfërisë në vend dhe do të ishte një alternativë adekuate për situatën e krijuar.

“AKB-ja i kërkon Qeverisë së Kosovës të suspendon vendimin e ZRRE për shtrajtimin e energjisë elektrike për 15%, ose qeveria të heq TVSH-ën nga faturimi i energjisë elektrike, që kjo do të ishte e mirëpritur nga bizneset dhe konsumatorët kosovarë. Agim Shahini Kryetari i AKB-së thotë veprimi i suspendimit të vendimit të ZRRE do ishte më së miri për të gjithë, por edhe heqjen e TVSH-ës do ishte alternative adekuate për të mos rritë varfërin në Kosovë”, ka shkruar Shahini.

Shkrimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesjava sjell ndeshjet e javës së 27 në ProCredit Superligën…