AKB-ja kundërshton udhëzimin e MINT-it për përcaktimin e kuotave për import të produkteve

13 gusht 2024 | 11:59

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka kundërshtuar Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për përcaktimin e kuotave për import të produkteve.

AKB-ja ka vlerësuar se ky udhëzim është në kundërshtim me parimin e ekonomisë së tregut të lirë.

Sipas AKB-së, ky udhëzim do të rrit çmimet nga importi për konsumatorët si dhe nxitë korrupsionin nga burokracia për të marr leje për import.

“Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) kundërshton Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për Udhëzimin Administrativ Nr. 06/2024 për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për administrimin e kuotave të importit. Agim Shahini, kryetar i AKB-së, ka thënë  se kjo metodë i përket ekonomisë së planifikuar nga sistemi i kaluar që është në kundërshtim me parimin e ekonomisë e lirë të tregut të garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ky udhëzim do të rrit çmimet nga importi për konsumatorët si dhe nxitë korrupsionin nga burokracia për të marr leje për import të produkteve të caktuara në bazë të kuotizimit. AKB-ja i kërkon MINT-it t’i lërë bizneset e lira në konkurrencë të hapur pa ndërhyrjen dhe favorizime për ndonjë operatorë ekonomikë”, është thënë  në reagimin e AKB-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të tretën ditë me radhë, Greqia po vazhdon betejën…