AKB-ja: Masat e reja, joracionale dhe të dëmshme për ekonominë

06 prill 2021 | 09:10

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka vlerësuar se masat e reja të qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit janë joracionale dhe të dëmshme për ekonominë e Kosovës.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë se masat e reja anti-Covid të cilat do të zgjasin nga 7 deri më 18 prill do të shkaktojnë humbje të mëdha të operatorët e ndryshëm ekonomikë. “Aleanca Kosovare e Biznesit vlerëson se qeveria e vendit duhet të kujdeset qoftë për shëndetin publik ashtu edhe për mirëqenien sociale dhe ekonomike, prandaj në kuadër të saj vendimi që kufizon lëvizjet dhe punën e disa sektorëve dëmton rëndë ekonominë edhe ashtu të dëmtuar. Ne po shkojmë me një mbyllje që nuk ishte dashur të merret një vendim i tillë, sepse humbjet e bizneseve nuk do të mbulohen asnjëherë”, ka thënë ai.

Sipas, kreut të AKB-së masat e reja prej 12 ditësh do të rrezikojnë buxhetin e vendit, të hyrat dhe vetë qytetarët. “Ne do t’i propozonim qeverisë së vendit që t’i rrit masat parandaluese duke mbajtur distancën, maskat dhe duke mbikëqyrur format e higjienës nëpër të gjitha lokalet,  si dhe duke bërë inspektime, por jo mbyllje, sepse e kemi parë se mbyllja ka bërë dëm të madh në ekonomi”, ka thënë Shahini.

Qeveria e Kosovës ka miratuar të hënën masat e reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Masat e reja parashohin mbylljen lokaleve të gastronomisë dhe kufizimin e qarkullimit të qytetarëve deri më 18 prill. Sipas vendimit të qeverisë, qarkullimi i qytetarëve do të ndalohet nga ora 22:00 deri në orën 5:00, përveç në raste urgjente. Ndërsa shërbimet e gastronomisë obligohen ta pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 6 prill deri më 18 prill. Gjithashtu, masat ndalojnë organizmin e ahengjeve me më shumë se dhjetë persona.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar…