AKB-ja: Mbi 1 600 biznese u mbyllen në vitin 2023 në Kosovë
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) e vlerëson se viti 2023 ishte sfidues për Kosovën si në aspektin ekonomik, politik, integrues dhe në atë të sigurisë, ku si pasojë ka ndikuar në rënie të investimeve dhe zhvillimeve ekonomike në Kosovë.
“Ekonomia kishte rënie të zhvillimit në krahasim me vitet paraprake si në investime, investime kapitale, eksporte por edhe kishte shurje të bizneseve”, thuhet në njoftimin e AKB-së.
AKB-ja ka njoftuar se në bazë të dhënave që posedon, në vitin 2023 u mbyllen mbi 1 600 biznese të sektorëve të ndryshëm nga të gjitha regjionet dhe komunat e Kosovës. Këto kompani kishin mesatarisht 1-4 puntorë ku mbetën pa punë rreth 5 000 punëtorë”, thekson AKB-ja.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka vlerësuar se trendi i hapjes dhe i mbylljes së bizneseve në Kosovë gjatë tri viteve të fundit ishte mesatarisht i njejtë rreth 11000 biznese të hapura dhe mbi 1 600 të mbyllura.