AKB-ja mirëpret hapjen e aeroportit në Kukës, e sheh si mundësi për ekonominë e Kosovës

19 prill 2021 | 00:00

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), e vlerëson si mundësi të madhe edhe për Kosovën, për ekonominë, turizmin dhe investimet e huaja, hapjen e aeroportit të ri në Kukës.

Nëpërmes një komunikate për shtyp, AKB-ja ka shkruar se ky aeroport që është vetëm 100 kilometra nga Prishtina do të ofrojë mes tjerash konkurrencë dhe shërbime më te lira e më të shpejta edhe për kosovarët e diasporën.

KOMUNIKATA E PLOTË:

Kosova dhe Shqipëria edhe me një aeroport të ri në Kukës. AKB-ja e vlerëson si mundësi të madhe dhe te re për Kosovën, për ekonominë, turizmin dhe investimet e huaja me rastin e hapjes së aeroportit të ri në Kukës. Kjo është më shume ne funksion të Kosovës se sa të vete Shqipërisë pasi që Prishtina ka rreth 100km, kjo është edhe një konkurrencë e drejtpërsëdrejti e aeroportit të Prishtinës qe pasagjeret do përfitojnë shërbime me të lira e me të shpejta, por edhe më shumë zgjidhje për udhëtimin e diasporës shqiptare.

Kjo rrite edhe mundësinë e konkurrencës të importeve dhe eksporteve të mallrave dhe shërbimeve kombëtare dhe ndërkombëtare të Kosovës dhe të Shqipërisë,  por dhe me gjerë.

Sot më shumë u ndie mungesa e presidenti Hashim Thaçi se sa prezenca e dhe realizimi i përfunduar i projektit duke lartësuar këtë figurë nga Kryeministri Edi Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përafërsisht, një e treta e gjermanëve nuk janë të sigurt…