AKB-ja organizon javën e promovimit të produkteve vendore, Shahini: Ende s’ka prodhim të mjaftueshëm, mungojnë strategjitë
21 nëntor 2023
| 15:55
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka mbajtur konferencë për medie, ku ka prezantuar programin për “Javët e Biznesit Kosovar 2023”.
Në këtë konferencë janë prezantuar produktet vendore si edhe është bërë thirrje që të përkrahen prodhuesit vendorë.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë se motoja e kësaj jave është “Unë konsumoj prodhime vendore, po ju?”.
Me këtë rast, ai ka thënë se qëllimi i kësaj javë është promovimi produkteve. Në këtë kontekst, Shahini ka thënë se Kosova ende nuk ka prodhim vendor të mjaftueshëm, pasi sipas tij mungojnë strategjitë në ndihmë të prodhuesve.
“Kosova ende nuk ka prodhim vendor të mjaftueshëm sepse as nuk ka strategji që të mbështeten prodhuesit vendorë”, ka thënë Shahini.