AKB-ja për rrafshin e Dukagjinit, anëtarëson biznese të shumta në kuadër të saj

11 janar 2024 | 11:56

Drejtuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve për rrafshin e Dukagjinit, kanë vizituar Restaurant “Lumbardhin” pronar i së cilës është biznesmeni Xhevdet Ukaj. Me këtë rast edhe “Lumbardhi” është bërë pjesë e AKB-së.

Kështu thuhet në njoftimin e lëshuar për medie nga zyra e AKB-së për rrafshin e Dukagjinit.

Njoftimi i plotë:

Në vazhdën e punës në terren dhe takime, kryetari z. Fetahu së bashku me bashkëpunëtorë vizituan dhe anëtarësuan bizneset e sektorit të Hotelerisë, Restoranteve, Gastronomisë dhe shumë shërbime të tjera në këto sektorë në Gjakovë dhe më gjerë në rrafshin e Dukagjinit.

Nga këto vizita u arritën marrëveshje anëtarësie me kompaninë shumëvjeçare të Restoranteve  ndër më të mëdhenjtë dhe shumë shërbime  të një kualiteti të lartë dhe shumë cilësor të të gjitha shërbimeve nga sektori i Restoranteve dhe i Gastronomisë e të ndryshme  në fushën e lartcekur dhe të gjitha shërbimet të tjera nga ky sektor për rrafsh të Dukagjinit, me biznesin, “Restaurant LUMBARDHI” me pronar z.Xhevdet Ukaj.

Kryetari z.Fetahu së bashku me bashkëpunëtorë të tij, e përgëzuan z.Ukaj, për punën qe po bën si një Restaurant i shkëlqyeshëm dhe shume cilësore për klientët qe e vizitojnë nga mbarë Kosova dhe me gjerë në Komunën e Deçanit, dhe shërbyes i suksesshëm në të gjitha llojet e veprimtarisë te këtij sektori për klientët, dhe si biznes që ka një numër të madh punëtoresh të punësuar, gjë qe ul dukshëm papunësinë dhe njëherësh rrit buxhetin e shtetit si tatimpagues i madh në këtë sektor.

Nga sot e tutje biznesi ne fjalë është anëtar i AKB-së dhe rrugëtimi të ecë se bashku me të gjitha bizneset qe ka Aleanca Kosovare e Bizneseve si e vetmja “LIDERE” e të bërit biznes në Kosovë, Rajon, Ballkan, Evropë dhe botë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri irlandez, Leo Varadkar, ka thënë se do ta përkrah…