AKB-ja pjesë e forumit të Organizatës Botërore të Tregtisë

02 tetor 2018 | 16:21

Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB),  po merr pjesë në forumin e  Organizatës Botërore të Tregtisë  që ka filluar sot (2 tetor) e do të zgjasë deri me 4 tetor në Gjenevë të Zvicrës  që ka për qëllim vizionin e tregut botëror deri në vitin 2030.

“Aleanca Kosovare e Bizneseve është e vetmja organizatë nga Kosova që po i ndjek punimet e këtij Forumi Ekonomik 2018 që po marrin pjesë më shumë se 170 shtete me mbi  2000 pjesëmarrës të niveleve të ndryshme të atyre politike, biznesore dhe mediale ku po prezantohen sfidat e mileniumit të Ri. Sot në hapje të punimeve kryesuesi i Forumit z.Roberto Azevedo- OBT tha se bota tregtare sot është e avansuar më shumë se asnjëherë më parë, por këto avancime po tentojnë që politika ti pengon shkëmbimet tregtare në mes kontinenteve duke krijuar kriza artificiale e që më së shumti këtu po dëmtohen korporatat e fuqishme që kanë qarkullim me miliarda eksporte nga një kontinent në tjetrin, duke u ofruar qytetarëve më shumë produkte kualitative dhe më të lira, por këto po pengohen nga personat që nuk dinë të bëjnë biznes, por dinë t’i krijojnë barriera bizneseve”, është thënë në komunikatën për medie të AKB-së.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria u mund në ndeshjen e fundit me Skocinë në…