AKB-ja: Sektori privat mos të paguhet si me skema sociale, humbjet më të mëdha nga pas lufta
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) është duke e mbështetur pakon e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e bizneseve.
Pavarësisht kësaj, kryetari i AKB-së, Agim Shahini, këtë pako e ka parë të vonuar, duke thënë se nuk dihet kur do të realizohet.
Shahini ka kërkuar nga qeveria që ta menaxhojë situatën e krijuar nga koronavirusi.
“AKB-ja e përkrah një propozim të tillë, por e sheh të vonuar dhe të vogël dhe nuk e sheh se kur do të realizohet”.
“AKB-ja i propozim qeverisë që të menaxhojë situatën e krijuar nga Covid-19. AKB-ja mbështet dhe jemi të fokusuar që të mbështesim çfarëdo pako që është e mirë për biznesin dhe qytetarët”, ka thënë Shahini.
Më tutje, Shani ka kërkuar nga qeveria që sektori privat të paguhet me pagë mesatare dhe jo me nga 170 euro.
“Masat konkrete që duhet të merren është sektori privat. Ka gabuar kur i ka ndarë bizneset, pasi disa prej tyre nuk operojnë. Pagat në sektorin privat të paguhen me pagë mesatare në nivel vendi. Pagat sociale ishin punë e mirë. Jo 170 euro, por pagë mesatare, do të ndihmonte bizneset që nuk janë duke punuar”, është shprehur Shanini.
Në këtë kontekst, Shahini ka kërkuar nga Qeveria ta rishikojë buxhetin, pasi siç ka thënë sektorët e ndryshëm janë shpëtim i ekonomisë.
Ndërsa njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadrijaj, e quajti përkrahje sociale shumën prej 170 euro e ndarë për bizneset private.
Në anën tjetër, nënkryetarja e AKB-së, Lumnije Ajdini, ka bërë me dije se kanë kërkuar nga qeveria që mediet të përfshihen në shpërblimet për punën e tyre. /EO/