AKB-ja shënon 21-vjetorin e themelimit, Shahini: Synojmë fuqizimin e sektorit privat

31 tetor 2023 | 15:24

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) në një ceremoni solemne ka shënuar 21-vjetorin e themelimit, në hotelin ‘Amazon”. Nga të pranishmit u tha se AKB-ja ka kontribuar në zhvillimin e vendit dhe rritjen e nivelit të bashkëpunimin tregtar.

Kryetari Agim Shahini, me këtë rast tha se AKB-ja është shtëpi që u ndërtua nga të gjithë dhe objektivat mbesin fuqizimi i sektorit privat dhe reformat ekonomike. Ai shtoi se Aleanca Kosovare e Bizneseve, ofroi ndryshime pozitive në komunitetin e bizneseve.

“Sot jemi bashkuar në këtë atmosferë festive për t’i numëruar rezultatet e punës dhe angazhimit tonë 21 vjeçar, suksesshme erdhe deri këtu iu ftojmë të ecim bashke edhe me tutje në rrugëtimin tonë për të zhvilluar Kosovë. AKB-ja rezervon respekt të veçantë për çdo anëtar të saj. Prandaj, më lejoni që të falënderoj secilin nga ju  kolegët e mi për punën e bërë. Ne erdhëm deri në këtë përvjetor së bashku. Vetëm falë të gjithë juve AKB-ja jonë dhe e juaja  po përparon vazhdimisht me angazhime”.

“Aleanca jonë është një organizatë ekonomike e diplomatike  me energji  pozitive, që u ndërtua nga të gjithë ne në këtë sallë dhe shumë të tjerë që nuk janë këtu. Kjo përpjekje, që sfidoi kohën dhe barrierat e saj, ka kulmuar me shumë të arritura, të të gjithë atyre që deshën një Kosovë tjetër, me një fizionomi të re dhe mendësi të re zhvillimore. Kosovarët janë popull me shpirt ndërmarrës. Këtij shpirti deshëm t’i jepnim edhe një shtysë. E bëmë këtë, falë, gjithë juve këtu dhe shumë të tjerëve që ndihmuan këtë krijesë tri inicialesh AKB, të njohura dhe të dashura nga të gjithë nga bota vendore dhe ndërkombëtare. AKB është sinonim i veprave, ideve , përkushtimit dhe vendosmërisë vetë flijuese, për të numëruar sot, së bashku, vlera të shtuara të shoqërisë kosovare, dhe asaj mbarë kombëtare”.

Kryetari i Odës Ekonomikë të Maqedonisë së Veriu, Mendi Qyra, tha se të dy vendet kanë pasur bashkëpunim të frytshëm falë punës së palodhshme të përfaqësuesve të bizneseve.

“Shprehi mirënjohje që është pjesë e këtij organizimi. Bashkëpunimi me Aleancën Kosovare të Biznesit është në nivel duke shkëmbyer përvoja dhe problemet që i kemi, duke pasur parasysh që hallet tona janë të përbashkëta dhe bashkëpunimi vazhdon që të vazhdojë ende”.

Deputeti i PDK-së, Hysen Berisha, tha se institucionet duhet që të punojnë në krijimin e kushteve për të rinjtë dhe të investojnë në rregullimin e infrastrukturës për bizneset, raporton EO.

njerëzit nën okupim luftojnë për atë që u mungon e ajo që u mungon është liria e pastaj në liri luftojnë që ti mbrojnë ato që i kanë fituar si edhe të drejtën për të u zhvilluar për tu përfaqësuar e për të ndërtuar identitet”.

“Këtë luftë sot po e bëjnë të gjithë qytetarët e Kosovës secili në mënyrën e vet e në veçanti po e bëjnë luftën për krijimin e një identiteti të Kosovës po e bëjnë të gjithë ndërmarrësit, ndërtimtarët, afaristët e ndryshëm. Ju nuk duhet të jeni prodhues pasiv por të jeni ata që duhet të kërkoni nga Qeveria edhe nga Parlamenti të krijojnë infrastrukturë cila do na bëjnë një vend konkurrues”.

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, tha se integrimi ekonomik është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e vendit.

“Dikur kemi pasur mision që të  mos ta prekim Iliridën sot iu them integrimet ekonomike dhe kulturore iu paraprinë dhjetëra vite më herët integrimeve kombëtare”. Më pas u ndanë edhe mirënjohje për disa prej kontribuuesve të rritjes së AKB-së, ndër ta edhe Ramadan Gashi nga Ferizaj, pastaj ish ambasadorit Shpend Kallaba etj.

Fjalimi i Kryetarit të AKB-ës z. Agim Shahini me rastin e festës se 21 vjetorit të themelimit të Aleancës Kosovare të Bizneseve 2002-2023

Të nderuar anëtarë miq të AKB-ës

​Sot jemi bashkuar në këtë atmosferë festive për t’i numëruar rezultatet e punës dhe angazhimit tonë 21 vjeçar, suksesshme erdhe deri këtu ju ftojmë të ecim bashke edhe me tutje në rrugëtimin tonë për të zhvilluar Kosovë.

AKB-ja rezervon respekt tê veçantë për çdo anëtar të saj. Prandaj, më lejoni që të falënderoj secilin nga ju  kolegët e mi për punën e bërë. Ne erdhëm deri në këtë përvjetor së bashku. Vetëm falë të gjithë juve AKB-ja jonë dhe e juaja  po përparon vazhdimisht me angazhime, ide dhe vizione të reja, por edhe herë here me pengesa të shtrira për toke apo siç i quajnë shoferet polic te shtrirë.

Aleanca jonë është një organizatë ekonomike e diplomatike  me energji  pozitive, që u ndërtua nga të gjithë ne në këtë sallë dhe shumë të tjerë që nuk janë këtu. Kjo përpjekje, që sfidoi kohën dhe barrierat e saj, ka kulmuar me shumë të arritura, të të gjithë atyre që deshën një Kosovë tjetër, me një fizionomi të re dhe mendësi të re zhvillimore.

Kosovarët janë popull me shpirt ndërmarrës. Këtij shpirti deshëm t’i jepnim edhe një shtysë. E bëmë këtë, falë, gjithë juve këtu dhe shumë të tjerëve që ndihmuan këtë krijesë tri inicialesh AKB, të njohura dhe të dashura nga të gjithë nga bota vendore dhe ndërkombëtare.

AKB është sinonim i veprave, ideve , përkushtimit dhe vendosmërisë vetëflijuese, për të numëruar sot, së bashku, vlera të shtuara të shoqërisë kosovare, dhe asaj mbarë kombëtare

Te dashur antarë miq të mi!

Dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen time të veçantë sot, për gjithë ju që besuat ne misioni tonë dhe kontribuat në vizionin tonë avokues dhe novativ.

​Gjithë ju, njerëz të vyeshëm dhe të përkushtuar, të vendosur dhe me vetëbesim, që kontribuuat që të jemi një ekip i madh krijues,

i mirë koordinuar! Për ne historia e Aleancës sonë është kujtim i gjallë i njerëzve, gëzimi i takimit dhe i sukseseve tona. Vlerat e AKB-së jemi ne bashk me ju  sot këtu në këtë ambient festiv I lindjes së 21 të organizimit tonë kombëtare.

Lindjen  e AKB-ës Me 28 tetor 2002 e ndihmuan shumë figura të shquara vendore  dhe Botërore dua t’i perëndim disa nga ta:

Filip Golberg shef i Misionit Diplomatic Amerikan për Kosovë, Del Fajfer shef I USAID, Prof Dr Muhamet Mustafa, Prof Dr.Isa Mustsfa i tërë ky proces I mbështetur fuqishëm nga President Dr.Ibrahim Rugova deri në vdekjen e ti dhe me pas amanetin e miqve për tej oqeanit e merr Kryeministri dhe President Hashim Thaçi deri në shkuarjen e ti në Hagë.

Institucionin e fuqishëm nuk e bën godina e madhe, por njerzit që punojnë më përkushtimin dhe vullnet për të zgjedhe problemet e  të tjerëve duke i kënaqur ata. Thoshte

​Veçoritë e ekipit tonë janë  aftësia për të vendosur detyra gjithnjë e më komplekse, mobilizimi i aftësive dhe energjisë së secilit në kërkim të zgjidhjes më të mirë, më efektive .

​Po punohet për krijimin e një mjedisi universal pa pengesa në kuadër të strategjisë së zhvillimit të AKB-së, me objektiva:

– Mbrojtja e interesave të komunitetit të biznesit;

– Fuqizimi i sektorit privat;

– Promovimi i bizneseve vendore;

– Pavarësia dhe qëndrueshmëria ekonomike e Kosovës;

– Strategjia e zhvillimit dhe

– Reformat ekonomike si dhe hulumtimet profesionale

​Falë angazhimit tonë të përbashkët dhe përkrahjes së anëtarësisë dhe qasjes inovative të menaxhmentit, po ndodhin shumë ndryshime në vend , e që emrin e kanë AKB. Prandaj, guxojmë të besojmë në të ardhmen tonë të përbashkët.

Vizioni i AKB – së është I qartë, mëton që​ Kosovën  ta shndërrojmë në një vend të mundësive dhe në një shtet lider në rajonin e Ballkanit perëndimor. Ne nuk duhet të mendojmë me pushue por duhet të mendojmë shumë edhe mê punue.

​Kosova si vend i mundësive të reja, ka nevojë për investime të huaja dhe investitorë të fuqishëm dhe  si aleancë, po angazhohemi që të krijojmë një mjedis të sigurt ndërmarrës, e të favorshëm për tërheqjen e kapitalit te huaj në Kosovë.

​Ne po punojmë për të ardhmen e vendit tonë dhe në çdo veprim tonin dhe në këtë përvjetor po dëshmojmë përkushtimin për ta ndërtuar Kosovën e re, evropiane, dinjitoze, si vend i mundësive të barabarta për secilin.

​Në çdo përvjetor, vit pas viti, kemi shënuar së bashku arritjet dhe sfidat e rrugës sonë për të përmbushur këtë vizion të vlerave, si vend i mundësive të mëdha, me një synim të qartë për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.

​Por, pa dyshim që na mbetet ende rrugë për të bërë për të konsoliduar ekonominë tonë, për të vendosur sundimin e ligjit dhe për ta ndërtuar një shtet të qëndrueshëm ekonomik.

AKB do të jetë gjithmonë shtysë për perspektiven  e integrimeve evropiane.

AKB, thërret qeverinë e Kosovës që të​ angazhohet në reforma të tërësishme, që të krijojmë kushtet e domosdoshme për zhvillim ekonomik dhe për investime të huaja, që do të ndihmojë gjeneratat e reja të kontribuojnë  për vendin tonë.

Kosovarët nuk mbajn mend që kanë jetuar kurrë më  mirë se sot, kjo nuk është vetëm kontribut I joni por I brezave të tërë që kanë dhe djerse mund e gjak e nuk e gëzuan lirinë …ne mund të mburremi së jemi gjeneratat me fat Lume që po i gëzojnë gjithë këto të mira të pa përjetuara më herët në Kosovë.

​Ne AKB-ja jemi optimistë për të ardhmen tonë. Ne e dimë që planet tona do të realizohen. Me ato erdhëm deri këtu, e ardhmja- krenaria e gjeneratave !

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Operacionet ushtarake izraelite në Gazë vazhdojnë, ndërsa kriza humanitare po…