AKB-ja: Taksa 100% mbi 23 milionë euro humbjet për Serbinë
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), ka realizuar një hulumtim në periudhën 21 nëntor – 5 dhjetor 2018, lidhur me ndikimin e taksës 100% në ekonominë e Serbisë, ku në një konferencë për media u prezantuan rezultatet e gjetura për Serbinë në shumë kompani eksportuese të cilat kapin vlerën dhjetëra miliona euro dhe rrezikim të mijëra punëtorëve për të mbetur pa punë.
Kryetari i AKB-së Agim Shahini, ka deklaruar se e kanë mbështetur taksën 100% për produktet e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, duke qenë të bindur se kjo do të ndikon pozitivisht në ekonominë dhe prodhimin vendor. “Kjo do të ndikoj negativisht në ekonominë e këtyre dy shteteve që vazhdimisht kanë krijuar pengesa të lëvizjes së lirë të mallrave, bizneseve, qytetarëve dhe kapitalit qoftë edhe transit, prandaj si e tillë Kosova e ka pas të vetmen zgjidhje për te prek në palcën e politikës dhe ekonomisë së këtyre vendeve që të respektojnë Kosovën në tërësi me të mirat e veta si partner dhe jo vetëm si vend që mund të vjelin qindra miliona euro pa i dhënë asnjë kundër shpërblim, por përkundrazi duke aplikuar edhe barriera jo tarifore ndaj Kosovës”, u shpreh Shahini.
Ai shtoi se AKB-ja, ka mbështet partnerët e vet për ta realizuar këtë hulumtim studimor në 300 biznese ku janë përgjigj 95 kompani serbe që kryesisht bashkëpunojnë me kompanitë e ndryshme të Kosovës e që kanë mbi 45,000.00 punëtorë mbi efektet e taksës 100% në ekonominë e Serbisë dhe si përfundim ka ardh se nga data 21 nëntor – 5 dhjetor 2018, humbjet e këtij vendi janë dhjetëra miliona euro.
Statistika nga hulumtimi i AKB-së:
21.750.000 00 euro janë humbjet e eksportit të Serbisë
39,600.00 tonë produkte
2000 automjete transportuese nuk kanë qarkulluar për 15 ditë në Kosovë.
1.300,000.00 euro humbjet vetëm të transportit
Mbi 8200 punëtorë rrezikohen të shkojnë në pushim pa pagës ose të mbesin pa punë.
31 milionë euro janë mallra të Serbisë qoftë në depot doganore të Kosovës apo mallra të papaguara në Kosovë.
24 milionë euro Kosova ka mallra të paguara në Serbi e cila nuk mund ti tërheq.
Aktualisht bilanci monetar në mes Kosovës dhe Serbisë është mbi 55 milionë euro të detyrimeve të hapura në mes bizneseve të Kosovës dhe bizneseve të Serbisë.
Rreth 300 biznese kanë shpreh ankesat e veta nëpër institucione të Serbisë dhe ato ndërkombëtare për taksën 100% dhe humbjen e tregut në Kosovë për shkak të politikës së gabuar dhe frikës se ato nuk do të kthehen më kurrë në Kosovë.
AKB-ja, inkurajojnë kërkesën e bizneseve të Serbisë që politikanët në Serbi të ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës për realitetin e ri të krijuar, kurse bizneseve të iu hiqen barrierat në të dy drejtimet.
63.150.000.00 euro humbja totale e Serbisë e planifikuar në periudhën 21 nëntor 31 dhjetor 2018.
Importi nga Serbia më 2017 ishte 449.918.000 euro
Eksporti nga Kosova më 2017 ishte 48.246.000 euro
Në nëntor 2017 ishte 34 000 000
Në dhjetor 2017 ishte 47.000.000.