AKB-ja viziton korporatën ‘Devolli’: Qeveria të jetë e kujdesshme në gjuhën e përdorur për bizneset

15 janar 2025 | 11:56

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka vizituar korporatën më të fuqishme ekonomike të vendit, “Devolli Group” për t’i dhënë “përkrahjen e duhur si fuqi dhe krenari kombëtare ekonomike vendore dhe ndërkombëtare ku janë të punësuar në mënyrë direkte dhe indirekte në këtë industri rreth 5 000 punëtorë dhe koperantë mbi 10 000 të tjerë”.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë se janë të shqetësuar dhe “investitorët mund të jenë të frikësuar nga deklarimet politike për biznese të caktuara dhe të pa analizuara mirë për efektet negative qe kjo gjuhe prodhon”.

“Qeveria e Kosovës duhet të jetë e kujdesshme në gjuhen e përdorur për bizneset dhe prodhuesit siç është ‘Devolli’”, citohet të ketë thënë Shahini.

Ai ka thënë se “bizneset dhe prodhuesit vendor nuk janë në fushatë zgjedhore njëmujore për të marr mandat dhe pushtet katërvjeçar, bizneset dhe prodhuesit vendor janë në fushat permanent jetësore ekonomike për të zhvilluar shtetin 365 ditë në vit”.

“Blerim Devolli tha se jemi të angazhuar që të kemi prodhime cilësore dhe kualitative për konsumatorë vendorë dhe ndërkombëtare për neve kjo është rëndësishme dhe nuk do të ndalem. Faleminderit AKB-së që keni mision, jo mandat për të mbrojtur bizneset dhe prodhuesit vendorë”, ka njoftuar AKB-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Randal Kolo Muani e ka pranuar Juventusin si destinacionin e…