AKB: Pa prodhim vendor Kosova s’ka qëndrueshmëri ekonomike
Një delegacion bizneseve i kryesuar nga z. Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve u pritën nga Blerim Kuqi, ministër i Ekonomisë dhe Ambientit, ku diskutuan për mundësit e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini prezantoi sfidat e bizneseve dhe prodhuesve vendor para dhe pas pandemisë COVID 19, ku tha se pa mbështetjen e shtetit ekonomia e vendit do të ballafaqohet me deficit të rritjes ekonomike.
“Pako emergjente ashtu e vogël por edhe si e tillë nuk është realizuar në tërësi duke bërë përjashtime të bizneseve, punëtorëve dhe operatorëve të ndryshëm ekonomik. Rreth 85 % e bizneseve gjatë Pandemisë COVID 19 nuk ishin aktive kurse rreth 250.000 punëtorë të sektorit privat u ballafaquan dhe vazhdojnë me vështirësi për të siguruar pagat në sektorin privat”, thuhet në njoftimin e AKB-së.
Sipas këtij njoftimi, AKB-ja i propozon Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, që të përkrah direkt bizneset qoftë private apo ato ndërmarrje publike të cilat varen nga vetëfinancimi, duke i mbështetur projektet e tyre që kanë për qëllim prodhimin, punësimin dhe rritjen e eksportit.
“Pa prodhim vendor Kosova nuk ka qëndrueshmëri ekonomike. Qeveria duhet të fuqizoj ekonominë vendore duke i dhënë infuzion për Rimëkëmbjen ekonomike dhe tejkalimin e vështirësive në sektorët e ndryshëm si p.sh. Industrisë, Tregtisë, Shërbimeve Vendore etj”.
“Blerim Kuqi, ministër i Ekonomisë dhe Ambientit, së pari falënderoi delegacionin e AKB-së për vizitën dhe mbështetjen që i ka dhënë ekonomisë kosovare, me theks të veçantë prodhimit vendor dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm. Ministri Kuqi prezantoi 9 masat e Planit të Rimëkëmbjes ekonomike, ku tha se bashkërisht do të kujdesemi në zbatueshmerin e Planit të Rimëkëmbjes në funksion të bizneseve dhe zhvillimit ekonomik. Ministri Kuqi tha se do të jem i hapur në çdo kohë që sfidat dhe rekomandimet e juaja ti adresojë në Qeverinë e Kosovës”.