AKB prezanton Kosovën në Panairin Ushqimor dhe teknologjik “Bursa 2024”
Me ftesë të Odës ekonomike tregtare të Bursës një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve i kryesuar nga kryetari z Agim Shahini po marrin pjesë në Panairin ushqimor Food Point Products 2024.
Në këtë rast kryetari I BTSO Ibrahim Burkay falënderoi delegacionin e AKB-ës dhe tha se ne jemi të gatshëm t’i mbështesin prodhuesit dhe tregtarët e Kosovës më produkte finale, teknologji dhe lëndë të parë të sektorëve të ndryshëm, por edhe më praktike më të mira prodhuese.
Agim Shahini, kryetar i AKB-së tha se shkëmbimet tregtare në mes Kosovës dhe Turqisë janë në rritje më vlerë financiare vjetore në vitin e kaluar ishin mbi 800 milion euro, kryesisht në favor të Bizneseve të Turqisë.
Kryetari Shahini në emrër të AKB-së i ka ftuar bizneset turke që të vizitojnë dhe investojnë në Kosovë e në Ballkan.