AKI-ja jep detaje për vrasjen që ndodhi në ndërtesën e kësaj agjencie
04 shtator 2018
| 11:37
Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) ka njoftuar zyrtarisht për vrasjen që ka ndodhur sot në ambientet e kësaj agjencie.
Përmes një njoftimi për medie, AKI-ja ka njoftuar se një zyrtar i sigurimit të brendshëm ka shtënë mbi një punonjës të bufesë.
“Sot, më 04.09.2018, rreth orës 09:10, në objektin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast një zyrtar i sigurimit të brendshëm ka shtënë mbi një punonjës të bufesë. Viktima ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet në njoftimin e AKI-së.
Gjithashtu është bërë me dije rasti nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me veprimtarinë e AKI-së.
AKI-ja ka theksuar se me hetimin e këtij rasti po merret prokurori kompetent.
/Epoka e re/