AKI-ja ka informacion se në Rashkë po bëhen stërvitje për destabilizimin e veriut, Musliu jep detaje

05 prill 2023 | 11:22

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka informacione që të Rashkë të Serbisë janë duke u zhvilluar stërvitje që qëllim kanë destabilizimin e veriut të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar Ganimete Musliu, kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Këtë informacion, Musliu ka thënë se ua ka dhënë drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, i cili ka raportuar të mërkurën në këtë komision.

Sipas saj, pjesëtarë të të ashtuquajturës Mbrojtje Civile janë duke u trajnuar në Rashkë për gjuajtje me armë e taktizime që synim kanë ta destabiliziojën veriun, raporton “Rel”.

Pjesë e këtyre organizimeve, ajo ka thënë se është edhe Lista Serbe, e cila sipas saj është duke ndikuar në frikësimin dhe linçimin e serbëve në atë pjesë në prag të mbajtjes së zgjedhjeve.

“E ashtuquajtura Mbrojtja Civile në bashkëpunim edhe me Listën Serbe atje në vazhdim kanë aktivitete në veri të vendit. Pjesëtarët e kësaj organizate po trajnohen në Rashkë për veprime desatbilizuese në Kosovë. Atje vazhdon djegia e veturave të qytetarëve me targa RKS. Po ashtu linçimi dhe presoni është rritur ndaj prestarëve që nuk i binden Listës Serbe. Prandaj, si shtet duhet të përgatitemi për çdo provokim të situatës që mos të na zë në befasi. AKI po e kryen punë me sukses dhe e ka përkrahen e Komisionit për veprime konkrete. Unë flas zyrtarisht si institucion, është e konfirmuar – janë duke u stërvitur në Rashkë që mund të merren në veri të Kosovës, ka stërvitje, gjuajte me armë, taktizim”.

“Nga drejtori u njoftuam rreth gjendjes së sigurisë në vend. Drejtori na raportoi në detaje për punën dhe aktivitetet e tij. Ky ishte një raportim i rregullt, por fokusi ishte në gjendjen e sigurisë ne veri të vendit ku tash edhe jemi në prag të zgjedhjeve. Gjendja e sigurisë në Kosovë konstatohet të jetë stabile në përjashtim të katër komunave në veri të vendit ku ka tendenca për destabilizim”, ka thënë Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit