AKI-ja thotë se gjendja e sigurisë është stabile, por ka tendenca për destabilizim
27 mars 2019
| 13:52
Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Shpend Maxhuni, ka raportuar para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Pas përfundimit të mbledhjes ku ka raportuar Maxhuni, para medieve ka folur Faton Topalli, kryetar i këtij komisioni.
Ai ka thënë se nga raportimi është ardhur në përfundim se gjendja e sigurisë është stabile, por ka tendenca për destabizimin e vendit.
“Këto tendenca janë publike, si puna e diplomacisë së republikës serbe ndaj Kosovës”, ka thënë Topalli.
Ai ka theksuar se Maxhuni e ka për detyrë ta lajmërojë presidentin dhe kryeministrin për “tendencat e destabilizimit”.