AKI kërkon të punësojë 16 agjentë
Agjencia Kosovare e Intelegjencës (AKI) po kërkon 16 punëtorë në disa fusha të agjencisë.
Në konkursin e shpallur thuhet se të pranuarit do të kenë kontratë të pacaktuar në fushat menaxheriale, profesionale dhe administrative.
Në 30 ditët e konkursit AKI pret aplikues me përvojë pune menaxheriale, Analist dhe zyrtar i inteligjencës-kërkimit që janë njohës të fushës kibernetike si dhe në fushën administrative apo teknike.
Kriteret për aplikim sipas konkursit janë që personat të jenë mbi moshën 18 vjeçare; të kenë kualifikimet e duhura arsimore dhe profesionale të përcaktuara me rregullat e brendshme; të kryejnë ekzaminimin mjekësor të kërkuar për pozitë; të jenë të liruar nga shërbimi ushtarak dhe të jenë të aftë të plotësojnë kërkesat e sigurisë nga legjislacioni në fuqi për AKI.