Akil Gjakova denoncohet për dhunë nga bashkëshortja e tij
Xhudisti i njohur kosovar, Akil Gjakova dhe gruaja e tij janë në një proces divorci, ndërsa sot ai është denoncuar nga gruaja për dhunë.
Ditën e shtunë në mëngjes, siç shkruan Insajderi, gruaja e xhudistit së bashku me fëmijën e tyre kanë tentuar të hyjnë në banesë, por ka qenë Akil Gjakova që i ka ndaluar të hyj.
Gruaja e tij pas kësaj, ka ftuar Policinë e Kosovës që të asistojë, ndërsa gruaja për momentin ndodhet në polici duke dhënë dëshminë e saj si viktimë në këtë rast.
Çifti janë në një proces divorci, ku ndarja është kërkuar nga vetë Akili.
Por, me një kundër padi është përgjigjur gruaja e tij e cila në atë dokument pos tjerash ka deponuar fakte që pretendojnë se Akil Gjakova ka ushtruar dhunë ndaj saj. Akil Gjakova nuk ka pranuar të flas për rastin.
Xhudisti Akil Gjakova është një nga sportistët më të famshëm në Kosovë, ndërsa ka fituar shumë medalje ndërkombëtare.
Akil Gjakova është i martuar prej katër vitesh me Suela Muminoviç dhe kanë një djalë.