Akil Gjakova dorëzohet në polici!
16 prill 2024
| 20:36
Gjatë ditës, Policia e Kosovës shpalli në kërkim xhudistin Akil Gjakova. I njëjti po kërkohej për veprën penale “Dhunë në familje”, ndaj gruas së tij.
Burime të Indeksonline pohojnë se Gjakova është vetëdorëzuar në stacionin policor në komunën e Pejës.