Akil Gjakova eliminohet nga ‘Grand Prix Austria’
26 maj 2023
| 15:04
Akil Gjakova është eliminuar përfundimisht nga “Grand Prix” i Austrisë.
Xhudisti nga Kosova është mposhtur në raundin e parë të repesazhit nga moldavi Petru Pelivan.
Akili ka garuar në kategorinë deri në 73 kilogramë. Në garë ka mbetur ende Loriana Kuka, e cila do të luftojë për medaljen e bronztë.