Akil Gjakova fiton medaljen e argjendtë në Abu Dhabi

28 tetor 2018 | 14:54

Edhe një medalje e argjendtë për Kosovën në Grand Slamin e xhudos Abu Dhabi 2018.

Këtë herë Akil Gjakova fitoi të argjendtën në kategorinë -73 kg, duke shtuar plus 700 pikë Olimpike në konton e tij.

Xhudisti ynë u mposht në finale nga Lata Tatashduashvilli i Gjeorgjisë. Në përgjithësi, Akili realizoi katër fitore dhe një pa luftë.

Kujtojmë që dje, të artën e fitoi motra e Akilit, Nora Gjakova, ndërsa Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi të argjendtën.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse dëshironi të lini duhanin, mund të bëni ndryshime të…