
Akil Gjakova fiton medaljen e artë
28 qershor 2018
| 18:03
Kosova e ka fituar edhe medaljen e tretë të artë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.
Xhudisti Akil Gjakova ka shkëlqyer në finale -73 kg, duke e mposhtur me Ippon, në poenë të artë, Biilal Ciloglun.
Ky është një sukses i madh për xhudon dhe sportin e Kosovës, pasi për herë të parë është pjesëmarrëse e këtyre lojërave.
/Epoka e re/