Akil Gjakova fiton medaljen e artë në Prishtinë
16 dhjetor 2023
| 18:12
Kosova për herë të parë ka organizuar një kompeticion në xhudo.
Kampionati Evropian i xhudos është duke u zhvilluar në Prishtinë dhe xhudistët kosovar nuk kanë zhgënjyer.
Xhudisti më i suksesshëm i këtij kompeticioni pa dyshim që ka qenë Akil Gjakova. Gjakova është i pari xhudistë që në Prishtinë ka rrëmbyer vendin e parë, duke fituar medaljen e arit.
Ai në finale mposhti italianin Manuel Lombardo në kategorinë deri në 73 kilogram. Kjo është medalja e katër në këtë, pasi edhe Dardan Cena, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fituan medaljen e bronztë.