
Akil Gjakova humb luftën për të bronztën
11 maj 2019
| 17:56
Akil Gjakova nuk ka arritur të rrëmbejë medalje në Grand Slamin që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Në repesazhë për medalje të bronztë ai u mposht nga nikoqiri, Rustam Orujov, i cili është edhe medalist i argjendtë në Lojërat Olimpike Rio 2016.