Akil Gjakova, i argjendtë në Grand Slamin e Abu Dhabit
Akil Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Abu Dhabit. Akili është mposhtur në finale nga garuesi nga Uzbekistani, Shakhram Ahadov, në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Deri te medalja, Gjakova ka ardhur pasi në xhiron e parë e mposhti garuesin nga Bahamas, Andrew Munnings.
Në xhiron e dytë, Gjakova ka mposhtur finlandezin Valtteri Olin, ndërsa në atë të tretin ishte më i mirë se kazaku Smagulov.
Në çerekfinale, ai ka eliminuar amerikanin Jack Yonezuka, ndërsa në gjysmëfinale kazakun Shamshayev.
Të mërkurën ka garuar edhe Loriana Kuka, në kategorinë deri në 70 kilogramë, por aventura e saj nuk shkoi mirë.
Garuesja nga Kosova është mposhtur me Ippon në rrethin e dytë nga austriakja Michaela Polleres në “Golden Score”.
Kuka paraprakisht e kishte kaluar rrethin e parë pasi e kishte mundur garuesen holandeze, Sanne Vermeer.
Nesër (e enjte) do të garojë edhe xhudisti tjetër, Shpati Zekaj, në kategoria deri në 100 kilogramë.