Akil Gjakova i argjendtë në Hagë
17 nëntor 2018
| 19:32
Gjakova ka rrëmbyer medaljen e argjendtë në Grand Prix e Hagës.
Xhudisti kosovar humbi finalen ndaj rusit, Musa Mogushkov në kategorinë 73 kilogramë.
Finalja ishte një ndeshje mjaft e vështirë, dhe fituesi u vendos vetëm në vazhdime.
Kujtojmë se dje në këtë garë Distria Krasniqi e rrëmbeu medaljen e bronztë.