Akil Gjakova i artë në Zagreb
28 korrik 2018
| 19:07
Akil Gjakova ka quar në piedestal xhudon kosovare në Grand Prix e mbajtur sot në Zagreb.
Në kategorinë 73 kilogramë Gjakova u tregua superior duke rrëmbyer medaljen e artë, transmeton Koha.net.
Ai në finale e mposhti xhudistin italian, Fabio Basile.
Kujtojmë se në gjysmëfinale ai kishte gjunjëzyar nënkampionin olimpik, Rustam Orujov nga Azerbajxhani.