
Akil Gjakova kalon në rrethin e tretë
12 janar 2021
| 11:52
Akil Gjakova ka kaluar në rrethin e tretë të Mastersit të Dohas, pas fitores kundër xhudistit rus Denis Iartcev.
Xhudisti kosovar Gjakova ka mbetur në garë për medalje në kategorinë deri në 73 kilogramë në Mastersin e Dohas në Katar.
Pas një lufte të barabartë pothuajse tërë kohën, 25-vjeçari nga Peja e zuri përfundi rusin dhe e shtrëngoi në qafë duke mos e lëshuar derisa në rënien e gongut.
Kjo ia siguroi Gjakovës triumfin dhe kalimin në rrethin e tretë, ku përballë do ta ketë xhudistin nga Kazakistani Zhansay Smagulov.
Më herët në rrethin e parë, kosovari e mposhti Somon Makhmadbekovin.