Akil Gjakova kualifikohet në çerekfinale, eliminohet Dardan Cena

24 prill 2025 | 13:06

Akil Gjakova ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Garuesi kosovar e kaloi të tetën e finales pasi e bëri një hedhje spektakolare të kundërshtarit Victor Sterpu për të fituar me Ippon.

Më herët, Gjakova, i cili po garon në kategorinë deri në 73 kilogramë, e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti francezin Maxime Gobert, i cili pësoi lëndim në gju dhe u tërhoq nga meçi pasi s’mundi të vazhdonte më.

Në rrethin e tretë, Gjakova u tregua më i mirë se kundërshtari moldav për ta siguruar kualifikimin në çerekfinale, ku do të ketë punë me gjeorgjianin Lasha Shavdatuashvili. Akili synon të fitojë medalje evropiane, njëjtë siç bëri edhe Distria Krasniqi dje.

Dardan Cena i ka dhënë fund eksperiencës në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi. Garuesi kosovar u ndal në rrethin e tretë të garave në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Ai u mposht me Ippon nga garuesi rus, Danil Lavrentev. Paraprakisht, në rrethin e parë, Cena e mposhti izraelitin Baruch Shmailov.

E në rrethin e dytë në kategorinë deri në 73 kilogramë e mposhti me Ippon ukrainasin Said-Magomed Khalidov. Por, në të tetën e finales Cena u dorëzua dhe kështu i dha fund kësaj përvoje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion i bizneseve nga sektori i ndërtimtarisë, i udhëhequr…