
Akil Gjakova kualifikohet në finale
13 korrik 2019
| 16:10
Akil Gjakova kualifikohet në finale dhe siguron medaljen në Grand Prixin e Budapestit.
Xhudisti i Kosovës mposhti në gjysmëfinale Klikmatillokh Turaev të Uzbekistanit me Ippon, kategoria -73 kg.
Në finale, Akili takohet me rusin, Gjeorgii Elbakiev. Blloku final zhvillohet prej orës 17:00. I urojmë fat Akilit në luftën për medaljen e artë.