Akil Gjakova kualifikohet në gjysmëfinale

28 qershor 2018 | 11:12

Akil Gjakova i ka nisur suksesshëm garat e xhudos në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.

Akili mposhti me Ippon spanjollin, Javier Ramirez, në kategorinë – 73 kilogramë.Gjakova raundin e parë e kaloi pa luftë.

Ndërsa xhudistja e re, Laura Fazliu nuk e nisi në mënyrën më të mirë garat në Lojërat Mesdhetare, pasi u mposht me Ippon nga Anja Obradoviq.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, ka…