Akil Gjakova mbetët pa medalje
27 prill 2018
| 16:46
Xhudisti Akil Gjakova nuk ka mundur të ndjek rrugën e motrës së tij, Nora Gjakovës, e cila fitoi medaljen e artë dhe Distria Krasniqit, që fitoi të argjendtën, në Kampionatin Evropian “Tel Aviv 2018”.
Akili u mposht në repesazh nga armeni, Arsen Ghazaryan, në kategorinë -57 kilogramë. Gjakova përfundoi në mesin e tetë garueseve më të mirë në këtë kampionat, nga 41 sosh. Duhet cekur se nesër (e shtunë) do të garon Loriana Kuka, në kategorinë -78 kilogramë.