Akil Gjakova mbetet pa medalje në ‘Abu Dhabi 2019’
25 tetor 2019
| 15:51
Xhudisti Akil Gjakova ka përfunduar ëndrrën për medalje në Grand Slamin e Xhudos “Abu Dhabi 2019”.
Gjakova është eliminuar në rrethin e tretë të garës, ku ka pësuar humbje nga xhudisti belg Dirk Van Tichelt. Xhudisti pejan, rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në të dytin mposhti garuesin indian, Nilesh Balhara. Të enjten edhe motra e Akil Gjakovës, Nora nuk arriti të siguroi medalje, ndërsa Majlinda Kelmendi arriti ta fitojë medaljen e artë.
Nesër pritet të garojë edhe garuesja e katërt nga Kosova, Loriana Kuka.