Akil Gjakova mposhtet në finale nga Smugulov, fiton të argjendtën në “Tunis Grand Prix”
Akil Gjakova ka humbur në finale nga xhudisti nga Kazakistani, Zhansay Smagulov, në kategorinë deri në 73 kilogramë, duke u kthyer në Kosovë vetëm me medaljen e argjendtë nga Kupa Botërore.
Xhudisti pejan, Akil Gjakova ka siguruar medalje në turneun Grand Prix, që po mbahet në Tunis të Tunizisë.
Gjakova mposhti në gjysmëfinale Mirzokhid Farmonov të Uzbekistanit me Ippon, në kategorinë deri 73 kilogramë.
Në finale, Gjakova u përball me xhudistin nga Kazakistani, Zhansay Smagulov, i cili e mposhti.
Smagulov fillimisht kaloi në epërsi 1-0, pastaj e qoi rezultatin në 11-0 dhe duke e mposhtur në finale xhudistin tonë.
Kështu, Smugulov fiton medaljen e artë deri në 73 kilogram, ndërsa Akil Gjakova duhet të kënaqet me të argjendtën.
Vlen të theksohet se dje (e shtunë), xhudistja jonë Nora Gjakova, ka arritur të rrëmbejë medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë, ndërsa Distria Krasniqi ka humbur në finalen deri në 52 kilogramë, e cila gjë ka bërë që t’i takojë medalja e argjendtë. /Telegrafi