Akil Gjakova mposhtet në gjysmëfinale, lufton në repesazh për medaljen e bronztë
29 korrik 2024
| 17:28
Akil Gjakova është mposhtur në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike, ndërsa tani do t’i duhet të luftojë në repesazh për të siguruar medaljen e bronztë.
“Akil Gjakova lufton për medaljen e BRONZTË. Xhudisti ynë, Akil Gjakova, u ndalë në gjysmëfinale të garave në LO Paris 2024, por jo edhe drejt ëndrrës – medalje olimpike. Luftoi si luan, por në shënim të artë u mund nga Hidayet Heydarov i Azerbajxhanit. Ai do të luftojë për medaljen e bronztë me japozenin Hashimoto. Lufta nis rreth orës 18:10”, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.