Akil Gjakova në finale, Kosova siguron medaljen e katërt në Abu Dhabi
28 tetor 2018
| 12:19
Akil Gjakova ka kaluar në finalen e kategorisë deri 73 kilogramë në turneun e xhudos që po mbahet në Abu Dhabi.
Xhudisti kosovar mposhti rusin Musa Mogushkov në gjysmëfinale, për t’ia siguruar Kosovës medaljen e katërt nga ky turne. Lasha Shavdatuashvili nga Gjeorgjia do të jetë rivali i Gjakovës në finale, raporton “Koha.net”.
Në ditën e parë të turneut, Kosova fitoi tri medalje, një të artë nga Nora Gjakova dhe dy të argjendta nga Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi.