
Akil Gjakova pëson humbje në gjysmëfinale
30 qershor 2022
| 14:35
Akil Gjakova është mposhtur në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare. Akili posi humbje nga algjeriani Messaoud Redouane Dris.
Gjakova e lëshoi mundësinë të shkonte në finale të kategorisë deri në 73 kilogramë, për ta kërkuar më pas të artën. Megjithatë, nuk merr fund këtu aventura e Aklit në “Oran 2022”.
Ai do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit. Paraprakisht, Gjakova e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë, respektivisht në çerekfinale, e kishte mundur grekun Michail Tsoutlasvili.