Akil Gjakova, sportisti më i mirë i vitit nga KOK-u
21 shkurt 2024
| 22:53
Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka fituar për herë të katërt çmimin e sportistit më të mirë të vitit në Kosovë.
Çmimi është ndarë nga Komiteti Olimpikë në ceremoninë e “Laureatët e Vitit 2023”.
Përkundër lëndimeve gjatë vitit 2022, Gjakova u rikthye furishëm në vitin që po lëmë.
“Unë me trajnerin tim dhe me shoqet e klubit me shumë përkushtim kemi me u mundu me pru në piedestal më të lartë në Lojërat Olimpike”, u shpreh Gjakova.