Akil Gjakova stoliset me medaljen e bronztë në Evropianin e xhudos

04 nëntor 2023 | 17:23

Sikurse Laura Fazliu, edhe Akil Gjakova ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos.

Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Akili e mposhti në finale të repesazhit xhudistin nga Gjeorgjia, Lasha Shavdatuashvili.

Ndërkaq, deri te e bronzta, Akili raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti serbin, Bajsangur Bagajev, ndërsa në të tretin fitoi ndaj bullgarit, Mark Hristov.

Gjakova u mposht në çerekfinale ka nga moldavi, Petru Pelivan, ndërsa garën e vazhdoi në repesazh.

Në raundin e parë të repesazhit, Akili e mposhti hungarezin, Daniel Szegedi, kurse në luftën për të bronztën ai fitoi ndaj Lasha Shavdatuashvili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Laura Fazliu ka shkëlqyer në Kampionatin Evropian të xhudos që…