Akili dhe Distria prekin gjysmëfinalen në Grand Slam Paris 2019
09 shkurt 2019
| 14:21
Me një ippon mjeshtëror në shënim të artë, Akil Gjakova, vazhdoi dominimin e sotëm në Grand Slamin e Parisit.
Kampioni në fuqi i vitit të kaluar të këtij Grand Slami, Akil Gjakova, u kualifikua në gjysmëfinale, pas triumfit ndaj armenit, Ferdinand Karapetian, kampion i tanishëm i Evropës.
Pas tri fitoreve, Akilin e pret gjysmëfinalja me Tsogbaatar Tsend-Ochir të Mongolisë.
Në gjysmëfinale u kualifikua edhe Distria Krasniqi. Ajo në -48 kg mundi në çerekfinale Yuyeong Kang. Deri më tani shënoi tri fitore.
Kampionia e Evropës, Nora Gjakova nuk e kishte ditën, pasi u ndalë në luftën e parë.