
Akili Gjakova bartës i flamurit të Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Evropiane
19 qershor 2019
| 12:41
Akil Gjakova do të bartë flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Evropiane “Minsk 2019”.
Ceremonia hapëse mbahet më 21 qershor në stadiumin e Minskut, prej orës 21:00 me kohën tonë. Vendimi për Gjakovën u morë, pasi tri xhudistet tjera, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, do të mungojnë në ceremoni shkaku i shortit që hedhet të premten mbrëma dhe garave që i zhvillojnë të shtunën në mëngjes.
Akil Gjakova është sportisti më i suksesshëm i Kosovës për vitin 2018 i zgjedhur nga Komiteti Olimpik i Kosovës. Vitin e kaluar u bë kampion i Evropës për U23, ndërsa medalja e artë e fituar në Grand Slamin e Parisit vitin e kaluar, mbetet një nga sukseset më të mëdha të tij.