Akili i bashkohet Norës dhe Distrisë në gjysmëfinale
16 dhjetor 2023
| 13:11
Medalistja e artë Olimpike e Kosovës, Nora Gjakova, ka arritur të shkojë në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të Xhudos së Hapur që po mbahet në Prishtinë.
Ajo në çerekfinale mposhti me Wazari sllovenen Kaja Kajzer.
Distria Krasniqi është mposhtur në gjysmëfinale nga izraelitja Timna Nelson.
Krasniqi në gjysmëfinale u mposht me Wazari nga Nelson, njofton Klankosova.tv.
Tani, ajo do të luftojë për medaljen e bronztë ku do të ballafaqohet me humbësen e gjysmëfinales tjetër.